Përtej gjuhëve dhe kufijve: AlbaFestival si rrëfim i brezave të rinj shqiptarë

Përtej gjuhëve dhe kufijve: AlbaFestival si rrëfim i brezave të rinj shqiptarë
Përtej gjuhëve dhe kufijve: AlbaFestival si rrëfim i brezave të rinj shqiptarë

Edhe këtë vit, Albinfo.ch ishte sponsor medial, duke përcjellë nga afër atmosferën e festivalit dhe duke shërbyer si zë i përvojës kolektive që krijoi ky organizim


AlbaFestival, që këtë vit u mbajt më 21 dhe 22 qershor në ambientin e hapur të Kasernenareal në Cyrih, shënoi një tjetër kapitull të suksesshëm në rrugëtimin e tij si ngjarja më përfaqësuese e muzikës dhe identitetit të brezave të rinj shqiptarë në diasporë. Me një pjesëmarrje masive dhe një program artistik të përzgjedhur, festivali i dha jetë një hapësire ku kultura shqiptare u jetësua përmes muzikës, ritmit dhe prezencës së gjeneratave të reja.


Edhe këtë vit, Albinfo.ch ishte sponsor medial kryesor, duke përcjellë nga afër atmosferën e festivalit dhe duke shërbyer si zë i përvojës kolektive që krijoi ky organizim.

Një skenë me përfaqësim të gjerë artistik        

Adelina Ismajli
albinfo.ch

Në dy netët e festivalit performuan disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare: Alban Skënderaj, Ledri Vula, Adelina Ismaili, Era Istrefi, Capital T, Mozzik, Getinjo, MC Kresha, Lyrical Son, Yll Limani, Adelina Ismajli, Azet, Fero, Lumi B, DJ Gimi-O, Topic, Klajdi Haruni, Bruno, Xhensila Myrtezaj, LLuni, Singullar, Ukay, si dhe të tjerë artistë nga trevat dhe diaspora.

Nata e parë solli zhanre urban-pop dhe hip-hop me ritëm të lartë, ndërsa nata e dytë solli një ndërthurje më melodike e reflektuese.
Ledri Vula, në fund të natës së parë, solli një performancë të gjallë dhe ndërvepruese, ku publiku e shoqëroi njëzëri në çdo këngë – një përjetim që shënon jo vetëm popullaritetin e tij, por edhe fuqinë lidhëse të muzikës.

Fero


Në natën e dytë, Alban Skënderaj u prit me shumë ngrohtësi, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe të ndjeshme, ku tekstet e tij u kënduan bashkë me publikun si një lloj meditim i përbashkët.

تعليقات